Real Madrid bën gati 125 milionë funte për Pogban
E përditshmja angleze “The Sun” raporton se Real Madrid ka gati 125 milionë funte për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Zinedine Zidane thuhet se është admirues i francezit të Manchester United , ndërsa gjithashtu menaxheri i Real Madridit pas rikthimit të tij i ka premtuar fansave të tij që do të punojë për ndërtimin e një skuadre, pas paraqitjeve jo të mira të Real Madridit këtë sezon.
“Los Blancos” janë duke hartuar një listë të objektivave të transferimeve dhe thuhet se Pogba është i pari në listën e Zidane.
Sipas raporteve të fundit, lojtari dëshiron skuadrën spanjolle, por gjithashtu thuhet se është i lumtur tek Manchester United tashmë nën drejtimin e Solskjaer.
United nuk janë të interesuar që të shesin fituesin e Kupës së Botës 2018, por Reali do të provojë që të ndryshoj vendimin e skuadrës angleze. /IndeksOnline/