75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet fansi i “çmendur” i Kendall Jenner i cili i kishte hyrë me dhunë në shtëpi

Policia e Los Angeles ka lajmëruar që ka arrestuar fansin e “çmendur”  që po e ngacmonte vazhdimisht yllin televiziv, Kendall Jenner.

Burimet e TMZ kanë treguar që personi i arrestuar është John Ford, 38 vjet, transmeton Indeksonline.

Ford ishte paraqitur dy herë në shtëpinë e Kendall. 38 vjeçari është qytetar kanadez të cilit viza e vizitorit në ShBA i ka skaduar dhe ishte duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në Amerikë.

Sipas deklaratës së policisë ky arrestim ishte në kohë pasi që mund të ndodhte ndonjë krim më i dhunshëm.

Familja Kardashian-Jenner e ka falënderuar Departamentin e Policisë në Los Angeles. /Indeksonline/