Haradinajt apel spektrit politik: Mos u dorëzoni, në luftë s’jemi ndal për askënd!
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka apeluar disa prej partnerëve të tij të koalicionit dhe liderë shtetëror që mos të dorëzohen karshi qëllimeve që ka Republika e Kosovës për shtetin e saj.
Kjo kërkesë e shefit të ekzekutivit vije lidhur me çështjen e taksës së vendosur ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Akademisë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës.
“Është mirë që kemi ecë me ushtrinë dhe do tema por ende s’i kemi kry do punë të vendit. Nuk është mirë do njerëz tonë mu lodh, mu dorëzu. Ne në kohën e luftës nuk jemi ndal për askënd. Por s’ban me heq dorë prej qëllimit tonë. Ne duhet të jemi të vendosur në drejtimin tonë”, është deklaruar ai.
Më tej, Haradinaj theksoi se veprimet e tija nuk lidhen aspak me marketing personal.
“Disa tronditje që kanë ndodhur në politik se kanë qëllimin që me bo garë të brendshme apo të tregohet se cili është më i zoti. Por qëllimi është që nuk jemi rehat dhe nuk është kry puna jonë, në të drejtën tonë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/