75 Mall Live Search
21:41 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Pamje të trajnimeve të policisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore – Flet ministri i MBP-së!

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa e ka quajtur të dobishme bashkëpunimin policor ndërmjet Kosovës (FIT) dhe dy shteteve fqinje, Maqedonisë Veriore (Tigrat) dhe Shqipërisë (Renea).

I pari i MPB-së, në një prononcim për “Indeksonline”, ka folur rreth stërvitjeve e forcave të sigurisë të tri shteteve që u bën në qytetin e Shkupit.

Sipas tij, angazhimet e tilla intensifikojnë bashkëpunimin për rritjen e sigurisë në rajon, luftën kundër krimit dhe trafikimit të paligjshëm.

“Kjo ka qenë stërvitje bashkëpunimi mes njësive speciale të tri shteteve. Qëllimi jonë ka qenë bashkëpunimi dhe matja e gatishmërisë dhe aftësive profesionale të njësive të shteteve. Ka qenë një motiv që rrit nivelin e sigurisë ndër regjional”, është shprehur ai.

Ndryshe, stërvitjet policore i mbajtën pesë ditë radhazi në poligonin policor në Shkup. Ato u mbështetën edhe nga ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë, ua sjellim disa pamje: