75 Mall Live Search
07:58 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjenerali amerikan sot shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Sot Kuvendi i Komunës së Deçanit, do të shpall “Qytetar Nderi”gjeneral brigade të Ushtrisë së SHBA-së, John C. Boyd.

Kuvendi i Komunës së Deçanit do të mblidhet në ora 11:00, për të marrë vendim për të shpallur gjeneralin “Qytetar Nderi”.

Kurse ceremonia solemne e ndarjes së titullit  “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit, mbahet në ora 12:00, ku merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.