Juventusit i vështirësohet puna për James, kjo skuadër e dëshiron kolumbianin
Futbollisti kolumbian, James Rodriguez është njëri nga lojtarët që Juventus dëshiron të transferoj gjatë afatit kalimtar veror.
E ardhmja e kolumbianit ende mbetet e paqartë. Në fillim të këtij sezoni, ai kishte probleme me trajnerin e Bayernit, Kovac dhe drejtorin sportiv, Salihamidzic dhe u flit që bavarezët nuk do ta blejnë kartonin e tij, transmeton Indeksonline.
Por, tani sipas Tuttosport, Bayerni ka rregulluar marrëdhëniet me lojtarin dhe dëshiron ta blejë atë.
Kjo ia vështirëson punët Juventusit. Po ashtu ka mundësi që Real ta rikthej atë në fund të sezonit por shanset janë shumë të vogla./Indeksonline/