75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

KEK-un po e mposht kush po do, në Gjilan nuk ka fitues

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera të kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Gjilani dhe Trepça 89 janë ndarë baraz me rezultat 1 me 1, ku nga një gol u shënua në çdo pjesë.

Në fillim të ndeshjes ishin vendasit ata që realizuan për epërsinë e parë me anë të Wilber Perez, ndërsa për mysafirët shënoi Hasan Hyseni në fillim të pjesës së dytë për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë në Kastriot, Drenica ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme ndaj KEK-ut, duke e mundur me rezultat të thellë 5 me 1. Golat për skuadrën mysafire i shënuan Qemail Elshani, Kreshnik Uka, Mziu, Grajqevci e Nicholas Andres, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Isa Emin Haziri.