Kean hyn si zëvendësues dhe ia siguron fitoren Juventusit
Moise Kean vijon të tregohet vendimtar, teksa pas golave me përfaqësuesen italiane, tashmë është rikthyer të shënojë sërish për Juventusin.
Talenti vendosi fatin e takimit ndaj Empolit, duke u dhënë fitoren bardhezinjve, me një gol të shënuar në minutën e 72-të të ndeshjes, vetëm pak minuta pasi ishte hedhur në fushë.
Moise Kean back at it ?
— VERSUS (@vsrsus) March 30, 2019
The Italian 19-year-old only needed 2 minutes after being subbed on to score this opener for Juventus.
Woah ?? pic.twitter.com/wZLdYCY4lb
Bardhezinjtë vuajtën shumë në pjesën e parë të takimit, por në 45-minutëshin e dytë morën kontrollin e lojës, të ndihmuar edhe nga zëvendësimet e Allegrit, ndërsa shkuan përkohësisht 18 pikë para Napolit ndjekës në renditje.
Më herët, Udinese arriti të marrë një 3-pikësh me mjaft vlera falë fitores 2-0 në Friuli, ndaj skuadrës së Genoas. Okaka dhe Mandragora shënuan për bardhezinjtë, që iu larguan disi zonës së ftohtë të renditjes.