Zbulohet ujë nëntokësor në ekuatorin e Marsit
Nëntoka e Marsit është e pasur me ujë, pas zbulimit të liqenit nëntokësor pranë Polit të Jugut, gjurmë uji në një thellësi prej 750 metrash janë zbuluar pranë ekuatorit që me shumë mundësi dalin përkohësisht në sipërfaqe.
Ato krijojnë rrëke të përkohshëm, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Geoscience”, nga Essam Heggy dhe Abotalib Z. Abotalib, të Universitetit të Kalifronisë së Jugut.