Rabiot në Liverpool, flet prezenca e tij
Adrien Rabiot është duke u përballur me një moment jashtëzakonisht të vështirë në karrierën e tij.
23 vjeçari është duke u lënë jashtë skuadrës nga Tuchel dhe nuk po ftohet në asnjë ndeshje të PSG-së, shkruan Indeksonline.
Mesfushori francez është i lirë në fund të sezonit pasi kontrata e tij me kampionët e Ligue 1 përfundon në qershor.
Ai mund të zgjedh skuadrën e ardhshme dhe si duket tashmë është vendosur.
Ai ka qenë në stadium për të ndjekur Liverpoolin në ndeshjen kundër Tottenham.
Kamerat kanë kapur futbollistin e PSG-së derisa po shikonte derbin nga tribunat. /IndeksOnline/
