Zjarret nuk kanë të ndalur, tani edhe në pyjet e komunës së Skenderajt
Janë duke vazhduar zjarret thuajse në çdo pjesë të Kosovës.
Pak minuta më parë zjarret kanë përfshirë edhe pyje të shumta në fshatin Qubrel të komunës së Skenderajt.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet se si zjarri ka përfshirë këtë anë. Në këtë kohë një ndër sfidat më të mëdha në vend padyshim se janë zjarret që po ndizen në çdo anë./Indeksonline/

