Aktori i njohur i bie pishman: Isha i dehur kur u martova
Detajet shokuese kanë dalë në lidhje me martesën katër ditore të Nicolas Cage, aktori i listës A ka deklaruar se ai ishte dehur kur çifti vendosi të bëjnë një dasmë në Las Vegas.
Aktori 55-vjeçar, fitues i çmimit Oskar u martua në fundjavë me të dashurën e tij, Erika Koike, ndërsa pas vetëm katër ditësh kërkoj anulimin e martesës, transmeton news.com.au, shkruar Indeksonline.

Cage thuhet se e përshkroi martesën si “mashtrim” sepse Koike nuk zbuloi “natyrën e plotë dhe marrëdhënien me një person tjetër”.
Ai gjithashtu tha se pala kishin “konflikt në personalitete dhe dispozita që janë kaq të thella sa t’i bëjnë ata të dy të papajtueshme në martesë”.

Anulim është ndryshe nga një divorc në atë që e bën martesën plotësisht të pavlefshme, sikur të mos ndodhte kurrë.
Përndryshe, kjo është martesa e katërt e Cage./Indeksonline/