75 Mall Live Search
16:37 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Tragjike, 12 vjeçari shqiptar mbytet me ushqim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku raportohet se një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se  12-vjeçari është mbytur me ushqim. Ngjarja ka ndodhurnë lagjen numër 4 të qytetit juglindorë ku burime bëjnë me dije se 12-vjeçari është paraqitur me urgjencë drejt spitalit.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe momentalisht trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.