Mbeturinat e hedhura në afërsi të liqeneve po rrezikojnë jetën e shpezëve
Shumë liqene në vendin tonë janë shndërruar në deponi mbeturinash.
Përveç që po ia prishin imazhin pejsazheve që shpesh janë edhe vende rekreacioni e pushimi gjatë vikendit, mbeturinat e hedhura dhe papastëria rrezikojnë edhe faunën jo vetëm brenda ujit, por dhe jashtë, shkruan Indeksonline.
Këtë më së miri e tregon një fotografi e shkrepur sot nga Arian Mavriqi në Livoq të Komunës së Gjilanit.
Ai ka bërë edhe një apel tek qytetarët që mos të hedhin mbeturinave në afërsi të liqeneve, sepse shpezët mund t’i gëlltisin ato dhe s’arrijnë dot t’i rrisin të vegjlit e tyre.
Ky është shkrimi i fotografit kosovar, teksa në foto mund të shihni një çift lejlekësh të bardhë të llojit Ciconia Ciconia.
Përveç që ja kemi prishë vetit çdo cep të vendit me mbeturina na ja kemi prishë habitatin edhe faunës.
Fotografi e shkrepur sot në Livoq, Komuna e Gjilanit.
Njëherit apeloj te çdo njeri që ka pikë mëshire mos të gjuaj mbeturina sidomos afër liqeneve sepse këto janë pasojat. Këto krijesa të mrekullueshme ka mundësi dhe gëlltisin qese dhe prandaj nuk arrijnë ti rrisin dot të vegjlit e tyre.Mbeturinat e hedhura në afërsi të liqeneve po rrezikojnë jetën e shpezëve.


