75 Mall Live Search
21:16 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Gattuso: Nuk kemi vdekur, jemi gjallë e mirë

Pas një serie të mirë prej 10 ndeshjeve pa humbje, Milani ka pësuar disfatë nga Inter dhe Sampdoria. Megjithatë trajneri Gennaro Gattoso insiston që skuadra e tij është në gjendje të mirë.

“Vijmë nga dy rezultateve të këqinj por ekipi është gjallë dhe mirë. Jemi të vetëdishëm për vështirësitë që po ballafaqohet skuadra por nuk kemi vdekur” deklaroi në konferencë për shtyp Gattuso.

Milan në ndeshjen e ardhshme do të ballafaqohet me Udinesën të martën nga ora 19:00. /Indeksonline/