75 Mall Live Search
23:53 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetëm 6 zjarrfikës po kujdesen për malet që po digjen anembanë Kosovës

Dukuria e djegies të maleve është shpeshtuar ditëve të fundit në vendin tonë.

Ata që po hasin në problemet më të mëdha janë zjarrfikësit, të cilët nuk kanë kapacitete për të mënaxhuar gjithë zjarret.

Indeksonline ka kontaktuar me zyren qendrore të zjarrfikësve në Prishtinë.

Isë Vllasaliu ka deklaruar që vetëm 6 zjarrfikës janë në ndërrimin e natës.

“Na kanë thirrë shumë njerëz por nuk po mundemi të shkojmë gjithkah. Sonte na kanë thirrë për djegie të maleve nga Vranidolli e Marevci, por jemi vetëm 6 punëtorë në ndërrim, 4 shkojnë në terren ndërsa 2 mbesin këtu për çështje emergjente” deklaroi Vllasaliu.