75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Malishevë, goditet nga rryma elektrike në punë

Një person është lënduar pasi është goditur nga rryma elektrike, përcjellë Indeksonline.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKMK dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Viktima u godit nga rryma derisa ishte duke punuar në një kompani në Malishevë.

“Raportohet viktima mashkull K/Shqiptar, deri sa ishte duke punuar në një kompani aksidentalisht është goditur nga rryma elektrike. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKMK , është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë. /Indeksonline/