Nëna i vdiq nga kanceri, pesëvjeçari thërret policinë për ta gjetur atë në qiell
Nuk ka asgjë në këtë botë si dashuria mes një nëne dhe fëmijës së saj.
Është ndjenjë e cila nis para se fëmija të vijë në këtë botë, e nëse ju keni fëmijë – mund ta dini me të vërtetë se çfarë e bënë këtë dashuri të pakushtëzuar.
Por një video inspiruese dhe po aq zemër-thyese, tregon sa thellë shkon dashuria dhe sa gjatë rrugë, do një vogëlush që të shkojë për të ndier sa më afër nënën e tij përsëri.
Djaloshi pesëvjeçar telefonon departamentin e Policisë në Kingston të Kanadasë në mesnatë derisa i kërkon oficerit ndihmë për gjetjen e nënës.
Kur oficeri pyet se ku ndodhet nëna, djali i vogël i përgjigjet duke thënë “Në qiell – kjo është ajo që më tha baba im”.
Ndërsa vazhdon biseda, mësohet që nëna e vogëlushit është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit.
Videoja me pesëvjeçarin dhe rastin e nënës, është realizuar bazuar në ngjarje të vërtetë.