Procedurë pesëminutëshe për rimodelimin e hundës
Një ndërhyrje e shpejtë jokirurgjikale e hundës që zgjatë vetëm pak minuta mund të jetë e mundur duke përdorur shiringa të vogla dhe një rrymë elektrike, besojnë studiuesit amerikanë.
Strukturat e thyera të kërcit – si veshët dhe maja e hundës – mund të rimodelohen me metodën elektromekanike (EMR), pohojnë ata.
Ajo do të bëhet nën anestezion lokal, duke ju shpëtuar nga qepjet dhe plagët, u tha në një konferencë shkencore në Florida.
Ende nuk janë bërë teste tek njerëzit.
Studiuesit kanë provuar EMR në kafshë dhe ka treguar sukses në ndryshimin e veshëve dhe rimodelimin e hundës.