Gjendet balena e ngordhur, në trup i gjenden 50 kg plastikë dhe një balenë e vogël
Një balenë është gjetur e ngordhur në Porto Cervos në Sardenjë gjatë javës së kaluar. Peshkatarët e vërejtën trupin e saj që po qëndronte mbi ujë dhe e nxorën në breg.
Ata pasi hapën barkun e saj, panë që aty pos një fetusi që ishte në zhvillim e sipër, kishte edhe gjëra tjera të paimagjinueshme, transmeton Indeksonline.
Rreth 50 kilogramë plastikë ishin grumbulluar në barkun e balenës gjigante. Aty përfshihej një tub i valëzuar, pllaka plastike ,çanta për Pazar, rrjeta peshkimi, paketë detergjenti etj.

Sipas peshkatarëve, kjo është njëra ndër pesë balenat që kanë vdekur gjatë dy viteve të fundit në mbarë botën si pasojë e plastikës.
Muajin e kaluar, një skenar i ngjashëm u regjistrua në Phillippines, kur një balenë u gjet e ngordhur me 88 kilogramë plastike në stomakun e saj. Kjo balenë kishte aq shumë plastikë në sistemin e saj të tretjes që nuk mund të ushqehej nga ushqimi dhe prandaj vdiq nga dehidrimi dhe uria pas gjakderdhjes, thanë shkencëtarët. /Indeksonline/