75 Mall Live Search
22:29 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkurte Fejza dhe Gressa publikojnë këngën “Nana përcjellë vajzën”

Të shtunën që lamë pas, këngëtarja kosovare Gressa Behluli i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi dashurinë disa vjeçare me Lulin me martesë.

Pikërisht në ditën e kanagjegjit dhe dasmës, Gressa vendosi ta realizoi edhe klipin e këngës së re, që e solli në bashkëpunim me nënën e saj, Shkurte Fejzën.

Kënga mbanë titullin “Nana përcjellë vajzën” dhe u punua ekskluzivisht për dasmën e Gressës./Indeksonline/