75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Ushqimet që mund t’i hani edhe 30 vite pas skadimit të afatit

Është gabim të mendosh se data e shtypur në paketim është afati i fundit kur një ushqim mund të konsumohet.

Në të vërtet, a e dini që ka artikuj që mund t’i hani edhe dy vite pas afatit të skadimit që u figuron në paketim, transmeton Indeksonline. Më poshtë lista e ushqimeve:

Makaronat

Ju mund të konsumoni makaronat edhe një deri në dy vite pas afatit të skadimit

Drithërat e mëngjesit

Drithërat që i hani si mëngjes të shpejt kur nuk keni kohë, mund të konsumohen edhe gjashtë deri në tetë muaj pas skadimit.

Veza

Pa marrë parasysh çfarë date ka në kutinë prej kartoni, ju mund t’i konsumoni vezës edhe tri deri në pesë javë më shumë.

Mishi i shpendëve

Mishi i papërpunuar i shpendëve mund të konsumohet edhe pas një kohe të gjatë, natyrisht nëse i mbani të ngrira ato.

Peshku

Edhe mishi i peshkut i papërpunuar mund të jetë më afatgjatë nëse e futni në frigorifer dhe nuk e lini të shkrihet.

Djathi

Aroma dhe pamja e tregojnë më së miri se a mund të hani djathin të cilit i figuron afati i skaduar

Qumështi

Ju mund të konsumoni qumështin edhe pesë ditë pas afatit të skadimit që u figuron në paketim

Ushqimet e konservuara

Edhepse jo të gjitha ushqimet e konservuara ‘jetojnë’ gjatë, kjo s’vlen për të gjitha. Shembull, misri nëse është i pahapur në konservë, mund të hahet pas 30 vitesh.

Në mesin e ushqimeve që mund të hahen pas disa javëve, muajve, viteve, janë edhe mjalti, buka, keqapi, gjalpi e kikirikut, paketimet e pahapura të pemëve të ngrira etj. /Indeksonline/