Guardiola: Kurrë në karrierë s’kam pasur rival më të fortë se Liverpooli!
Pep Guardiola e ka quajtur Liverpoolin si rivalin më të fuqishëm që e ka patur në karrierë në liga.
Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e Klopp i ka të gjitha dhe kjo është arsyeja se pse gara për titull është kaq e ngushtë.
“Liverpooli është skuadra më e fortë me të cilin jam përballur. Kanë taktikë të mirë, janë tejet të fortë në mbrojtje, kanë presion të lartë dhe kundërsulme marramendëse.
Liverpool i ka të gjitha dhe kjo është arsyeja se pse gara për titull është kaq e ngushtë” ka thënë Guardiola./Indeksonline/