Chukwueze, 19 vjeçari që mbrëmë e “ladronte” Barcelonën, kushtonte 500 mijë euro, sot 40 milionë euro!
Samu Chukwueze është emri i djaloshit 19 vjeçar që mbrëmë e bëri kahre Barcelonën. Talenti afrikan i Villarealit ishte i pandalshëm, bëri një asist dhe shënoi një gol të bukur në barazimin 4-4.
I lindur në Abia të Nigerisë, Chukëueze deri para pak muajsh kishte vlerë 500 mijë euro, por që ndeshjet e fundit të tij kanë bërë që vlera e tij të rritet në 40 milionë euro.
Sulmuesi i ri ka shënuar shtatë gola për Villarealin këtë edicion.
Villarreal është tashmë duke punuar në një zgjatje kontrate e cila do të pasonte edhe me rritje të vlerës së kartonit të tij.
Raportohet se agjenti i tij tashmë është kontaktuar nga skuadra angleze dhe se do të jetë garë mes disa skuadrave për shërbimet e tij./Indeksonline/