Skuadra e njohur detyrohet të zhvilloj dy ndeshje brenda 5 orëve
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin e Amerikës së Jugut.
Skuadra nga Venezuela, Deportivo Lara është e detyruar të zhvilloj dy ndeshje brenda më pak se 24 orëve, shkruan Indeksonline.
Lara do të luaj sonte nga ora 21:00 ndeshjen e Ligës si mysafir i Llaneros derisa nesër nga ora 2:30 do të zhvilloj ndeshjen e Copa Libertadores kundër skuadrës argjentinase, Huracan.
Skuadra kishte kërkuar nga Federata e Venezuelës që të shtyhet ndeshja por përgjigjia kishte ardhur negative. /IndeksOnline/
