Interi sigurt drejt Ligës së Kampionëve, Roma rrezikon edhe Europa Ligën
Gjatë natës së sotme janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të Series A.
Ndeshjet që zgjuan më së shumti interes ishin ato të Genoa-Inter dhe Roma-Fiorentina, transmeton Indeksonline.
Interi ka arritur ta deklasoj ekipin e Genoas me rezultat 0-4. Për ‘zi-kaltrit’ shënuan Gagliardini dy gola, Icardi dhe Perisic.

Në anën tjetër rivali i Inter për një vend në Ligën e Kampionëve, Roma ka barazuar me rezultat 2-2. Ata nuk arritën ta mposhtnin Fiorentinën.
Kryeqytetasit bën një hap fals në luftë për vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Momentalisht, Inter gjendet në vendin e tretë me 56 pikë, katër më shumë se Milan që gjendet në vendin e katërt.
Kurse Roma është në pozitën e tetë me 48 pikë, me katër pikë më pak se vendi i katërt./Indeksonline/