75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Kosova fiton tri pozita në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të marsit.

Pas dy barazimeve, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, Kosova është ngritur tri pozita duke përfunduar në vendin e 127.

Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në renditje, shkruan Indeksonline.

Pas humbjes nga Turqia dhe fitores nga Andorra, kuq e zinjtë tashmë janë në vendin e 62-të në renditje.

Renditjen vazhdon të kryesojë Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia ka fituar një pozicion derisa Kroacia ka humbur një. /IndeksOnline/