75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Skenderaj, i konfiskohet arma pa leje

Mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme në orët e mesditës të datës 3 prill 2019,  Policia në Skenderaj, ka arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të  dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari dhe në veturën e tij kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë të llojit pistoletë me tre fishekë dhe një thikë, të cilat do të procedohen si prova materiale në rast, transmeton Indeksonline.

 Ndërsa  pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë , ndaj tij është iniciuar rast për ‘armëmbajtje pa leje’. /Indeksonline/