75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Mandzukic merr vendim të rëndësishëm në karrierë

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic ka vendosur të qëndroj besnik te Zonja e Vjetër.

Kroati ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2021, shkruan Indeksonline.

32 vjeçari nënshkroi me Juven nga Atletico Madrid në vitin 2015 dhe që atëherë ka qenë një pikë shumë e fortë te skuadra italiane.

Deri më tani Mandzukic ka zhvilluar 115 ndeshje me fanellën e Juventusit dhe ka shënuar 30 gola. /IndeksOnline/