Ish-kryeministrit kroat i rritet dënimi me burg, pas shqyrtimit të ankesës
Ivo Sanader është dënuar me gjashtë vjet burg pas shqyrtimit të Gjykatës së Lartë. Apeli i Prokurorisë ndaj aktgjykimit antikushtetues, në të cilin rast Sanader u dënua me 4.5 vjet burg, u pranua.
Me këtë vendim, ish-kryeministri Sanader u dërgua në Remetinec për të vuajtur dënimin me burg. Poashtu, shteti i ka konfirkuar pasurinë që kishte, shkruan Indeksonline.
Sanader u dënua për shkak të shumës prej 17 milionë kuna ose mbi 2 milionë euro që kishte kërkuar dhe të cilat i kishte marrë nga Stjepan Fioliq, kompania e të cilit ia shiti ndërtesën Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në rrugën “Planinska”, në Zagreb.
Mladen Mlinareviq, kompania e të cilit ekzagjeroi vlerën e ndërtesës dhe Fioliq, i cili është deklaruar fajtor, janë dënuar me nga një vit burg me kusht./Indeksonline/