Dikur ndër futbollistët më të mirë shqiptar, tash luan në ligat më të dobëta të Gjermanisë
Alban Meha dikur ishte ndër futbollistët më të mirë shqiptar. Luante në Bundesligë me ekipin e Padebornit.
Për momentin, Meha është duke u stërvitur me ekipin Elversberg, një ekip që luan në ligat regjionale të Gjermanisë.
Nga sezoni i ardhshëm ai do të luaj për ekipin, KSV Hessen Kassel. Transferimin e 32 vjeçarit e ka konfirmuar vet klubi.

Në fund të këtij muaji, Meha i bën 33 vjet. Ekipi i Kassel gjendën në ligën e pestë të Gjermanisë dhe po shpreson që me ndihmën e futbollisitit shqiptar të inkuadrohet në ligën e katërt.
Alban Meha ishte i njohur për goditjet e dënimit dhe cilësohej si ndër më të mirët në Evropë për këto goditje./Indeksonline/