Ish-trajneri serb i Barcelonës: Modric lojtar me vlerë jo të madhe, nuk bën gola e asiste
Ish-trajneri i Barcelonës, Radomir Antic e ka quajtur Luka Modricin lojtar me vlerë jo të madhe. Trajneri serb thotë se kroati nuk shënon e nuk asiston për ta bërë të veçant.
“Është e çuditshme se si ai përfaqëson Topin e Artë. Modric nuk bën shumë asiste dhe shumë rrallë shënon. Ai nuk ka autoritet në skuadër siç ka për shembull De Bruyne e Hazard” ka thënë serbi.
Duke e komentuar të ardhmen e Griezmann, ish-trajneri i Barcelonës ka dhënë një mendim ndryshe. “Barça nuk ka nevojë për Griezmann, Real Madrid ndoshta pak më shumë” ka thënë Antic./Indeksonline/