75 Mall Live Search
20:14 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Deklarata e Papës për fenë islame nxit debat: “Ai po e fyen Jezusin”

Papa Françesku gjatë ditës së djeshme është deklaruar rreth ‘gatishmërisë’ së tij për pluralitetin e feve, duke thënë se ato, duke përfshirë edhe islamin, ekzistojnë vetëm sepse Perëndia lejon kështu.Në një deklaratë të përbashkët me imamin Al-Azhar Ahmet Al-Tayyeb, Papa tha se Zoti e do diversitetin e feve.

“Shumësia dhe diversiteti i feve janë të dëshiruara nga Perëndia në urtësinë e tij, ashtu siç dëshiron shumëllojshmërinë e ngjyrave, gjinive, racave dhe gjuhëve”, ka thënë ai.

Një deklaratë e tillë, e ka nervozuar shumë ish-kreun e zyrës së doktrinës së Peshkopëve në SHBA, Thomas Ëeinandym i cili ka thënë se kjo është deklaratë skandaloze për një udhëheqës fetar.“Gjëja më e trishtuar është se ai po e fyen Jezusin. Ai po zvogëlohet në nivelin e Budës ose Muhamedit, kur në fakt ai është Biri Mesian i dashur i Atit, ai në të cilin Ati është i kënaqur “, ka thënë ai.