4 llojet e mbathjeve që do të mbizotërojnë pranverës
Jo të gjitha stilet dhe trendet janë krijuar të barabartë dhe jo çdo gjë është në krye të listës për t’u blerë. Megjithatë këto 4 tendenca janë më të preferuara e të gjithë blogereve dhe do t’i shihni kudo nëpër rrugë apo rrjetet sociale.
1-Këpucët me majë të zbukuruara. Këpucët stil stiletos me takë të hollë dhe majë, elegante dhe klasike, këtë pranverë vijnë të zbukuruar me burë, xixa, qëndisje, print etj. Të kombinuara me xhinse, t-shirt të thjeshtë dhe një xhaketë stil mashkullor është mënyra më argëtuese se si mund të luani me këto këpucë.

2-Pantoflat e mbyllura të bardha. Mund t’i keni në gardërobë që nga pranvera e vjetshme dhe vijojnë edhe për 2019 të jenë sërish “in”. Kjo ngjyrë e freskët është këtu për të qëndruar dhe ka një efekt magjik për të transformuar çdo lloj veshje.

3-Këpucët me majë dhe thembër zbuluar, janë elegante, praktike dhe tepër fëmërore që duhet t’i ketë secila femër. Paraqitja me majë u jep një pamje të sofistikuar, derisa rripi pas këmbës i jep pamje moderne.

4-Atletet me gomë të gjerë dhe të lartë, janë plot stil, komode dhe mund të kombinohen me një mori veshjesh.
