75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetura me targa të Beogradit parkohet në hapësirat e gjelbëruara në kryeqytet

Ndonëse Prishtina është e mbingarkuar dhe ka mungesë parkingjesh, duket se dikush nuk e ka problem ku do ta parkoj veturën.

Një shofer nga Serbia ka zgjedhur që veturën me targa të Beogradit ta parkoj në vendin më të papërshtatshëm, shkruan Indeksonline.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje të kësaj veture e cila shihet e parkuar në hapësirën e gjelbëruar në ‘Ulpianë’.

Raportohet se vetura ka qëndruar aty për një kohë të gjatë e jo vetëm disa minuta. /Indeksonline/