75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Dënohet zyrtari qeveritar i cili u filmua duke vozitur “si i çmendur” me veturën 3Z

Shoferi i veturës me targa 3Z që u filmua dje në rrugën Pejë-Prishtinë duke vozitur si i “çmendur” është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe Indeksonline mëson se të njëjtit i është shqiptuar gjoba.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se ngasësit të veturës në fjalë i është shqiptuar gjoba dhe i janë hequr pikë nga patenta e shoferit.

Ndërsa sot qytetarët kanë dërguar edhe dy video të tjera ku shoferët e veturave me targa 3Z shihen duke shkelur rregullat në trafik.

Policia ka njoftuar se do të gjobiten të gjithë ata persona që shkelin rregullat në komunikacion.

Indeksonline iu kërkon të gjithë qytetarëve të Republikës që nëse shohin keqpërdorim të veturave zyrtare apo thyerje të rregullave në trafik, t’i dërgojnë në redaksi dhe të njëjtat do të publikohen./Indeksonline/