75 Mall Live Search
20:03 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Laura, femra me më së shumti fuqi në Policinë e Gjakovës

Policia e Kosovës ka nisur me ndryshime në strukturat e saj drejtuese.

Në qytetin e Gjakovës, Laura L Krekaj është bërë femra e parë me gradën Kapitene në Drejtorinë Rajonale të Policisë.

“Nga sot jam promovuar/avancuar në rangun Kapiten, ku më presin sfida dhe përgjegjësi të reja”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht sot për ndryshimet brenda organit kryesor të sigurisë në vend.