75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Barcelona deklarohet zyrtarisht për blerjen e mundshme të De Ligt e Griezmann

Mediat spanjolle vazhdojnë të lakojnë emrat e De Ligt e Griezmann si dy “goditjet” e radhës të Barcelonës.

Për këtë situatë, tashmë ka një deklarim zyrtar. Është presidenti i skuadrës katalonase, Bartomeu ai që ka thyer heshtjen rreth këtyre zërave.

Madje, tek blerja e De Ligt, presidenti i Barçës e ka bërë situatën më interesante, por më shpresdhënëse.

“Unë e di se çfarë do të ndodhë me De Ligt, por nuk është koha për të folur” ka thënë Bartomeu.

Sa i përket temës së Griezmann, Bartomeu ka qenë paksa më i “ftohur”.

“Tifozët kanë të drejtë të japin mendimin e tyre, kanë edhe lirinë e shprehjes. Ka patur shumë zëra edhe vitin e kaluar, dhe asgjë nuk ka ndodhur. Megjithatë, tifozët duhet ta shikojnë të tashmen e jo të kaluarën” ka thënë presidenti i Barcelonës./Indeksonline/