Këta lojtarë priten të largohen nga Milani sezonin e ardhshëm
Në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve ekipi i Milan-it pritet që të bëjë ndryshime të mëdha brenda ekipit.
Shumë lojtarë janë në listën e zezë për t’u larguar nga kampioni i shtatë fishtë i Evropës, transmeton Indeksonline.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano pesë lojtarë e kanë të sigurt largimin nga qyteti i modës.
Bëhet fjalë për: Andrea Bertolaccin, Ricardo Montolivon, Jose Maurin, Antonio Donnarumma dhe Ivan Strinic.
Rosonerët për momentin gjendën në pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/