75 Mall Live Search
13:40 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Shpërthen futbollisti i Marseilles: Ne jemi plehra!

Mbrëmë Bordeaux e mposhti Marseillen me rezultat 2:0 duka ia vështirësuar punët marsejezëve për të hyrë në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj ndeshje, futbollisti kryesor i këtij ekipi, Florian Thauvin ka shpërthyer me deklarata, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se është lodhur nga kjo gjendje e klubit dhe tregimi i njëjtë po përsëritet çdo vit.

“Do të flas broçkulla. Unë jam i lodhur… është tregimi i njëjtë çdo vit… Edhe nëse hyjmë në Ligën e Kampionëve, ku është qëllimi? Ne jemi plehra.”, është shprehur futbollisti francez.

Marseille nuk po kalon në formë të mirë. Për momentin ata janë në pozitën e pestë me 48 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më shumë se vendi i gjashtë.

Në rast që Reims fiton nesër kundër Lille atëherë del në pozitën e pestë./Indeksonline/