Nipi me axhë rrihen për tokë
Një përleshje për çështje pronësore mes familjarëve ka ndodhur sot në qytetin e Mamushës.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Ka një përleshje për çështje pronësore ku një person është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për axhën me nip të cilët janë fjalosur edhe gjatë një shtyrje njëri prej tyre ka rënë në gajbe edhe pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi. /Indeksonline/