Vanesa Beka fiton medaljen e argjendtë në garat e notit në Francë
Java që po e lëmë pas doli të jetë mjaft pozitive për sportistët kosovarë.
Në garat e notit që janë duke u mbajtur në Saint-Dizier të Francës, Klubi i Notit “Prishtina” ka korrur suksesin e parë.
Garuesja Vanesa Beka arriti ta fitoj medaljen e argjendë në stilin 50 metra bretkocë. Kjo ishte dita e parë e garës.
Ngjarja sportive e notit “14ème Meeting Jeunes de Saint Dizier” në Francë mbahet nga data 06.04.2019 deri me 07.04.2019 dhe notueset që reprezentojnë Klubin e Notit “Prishtina” janë Vanesa Beka, Kanina Musliu, Erina Gashi, Jeta Mavraj dhe trajnerja Emine Llalloshi. /IndeksOnline/