Dy asistime dhe notën më të lartë, Celina shkëlqen në fitoren e Swanseas
Bersant Celina ka qenë protagonist në fitoren e Swanseas me rezultat 3-1 ndaj Midellsbrough.
Edhe pse nuk e shënoi asnjërin gol të skuadrës së tij, Celina e mori vlerësimin më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushën e lojës. Ai u vlerësua me 9.0, të paktën 1.1 notë më shumë se cilido futbollist tjetër.

Këtë notë, Celina e fitoi për shkak të dy asistove të tij, për golin e dytë dhe të tretë, si dhe përfshirjen në pothuajse çdo aksion të skuadrës së tij.

Ai kishte qenë shumë afër për ta arritur një het-trik asistesh, mirëpo bashkëlojtari Joel Saro nuk u tregua i saktë para portës. Celina i ka shënuar tetë gola dhe i ka asistuar gjashtë të tjera për skuadrën e tij këtë sezon. Por, megjithatë këto nuk po mjaftojnë që Sëansea City ta sigurojë promovimin në Premierligë.