75 Mall Live Search
00:04 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Piques, Costas: “Mbylle tani, çfarë dëshiron, të mungosh 4 ndeshje?”

Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës u detyrua nga arbitri Gil Manzano të lërë fushën para kohe për një faull dhe për fjalor abuziv në “Nou Camp”.

Barcelona dhe Atletico Madrid ishin në barazim 0-0 pas 28 minuta në përballjen e vlefshme për La Liga, kur ndodhi episodi.

Arbitri Marzano ndali lojën ndërkohë që Costa i ulëriti në fytyrë përpara se zyrtari i ndeshjes të nxirrte kartonin e kuq.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre britanike, shpërthimi i Diego Costas përmbante ndër të tjera fjalët pikate: “Të dhjefsha k….. e nënës tënde!”.

Duke pasur parasysh zemërimin monumental të sulmuesit, ish-bashkëlojtari i tij, Gerard Pique, hyri për ta qetësuar dhe larguar nga fusha.

“Mbylle tani! Çfarë dëshiron, të mungosh në 4 ndeshje?” ishin fjalët e Piques, raporton “AS”.

Ky është kartni i katërt që Costa vuan si një futbollist profesionist, i pari këtë sezon dhe do të jetë humbja e tretë që Simeone ka për ndeshjen kundër Celtës, me Giménez dhe Thomas poashtu. /IndeksOnline/