Me këto kushte të mjerueshme të zhveshtoreve përballet ekipi i Superligës
Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq është në gjendje aspak të mirë.
Zhveshtoret e këtij stadiumi nuk janë prekur fare që nga ndërtimi fillestar para disa dekadave.
Federata e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë ka ndërhyrë për të rregulluar disa stadiume të reja me barë artificial, megjithatë ka ende shumë stadiume që janë në gjendje të mjerueshme.
Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të stadiumit ku i luan ndeshjet Keku. /Indeksonline/


