Sadiku vazhdon shkëlqimin në Turqi, asiston në fitoren e Kasimpashës
Mesfushori kosovar Loret Sadiku, ka asistuar për golin e Bengali Fode Koita në ndeshjen ku Kasimpasha fitoi 2-1 kunder Erzurum.
27 vjeçari këtë edicion ka shënuar 1 gol dhe 3 asistime në Superligën e Turqisë.
Kasimpasha me këtë fitore ngritet në vendin e 6-të në tabelë.
Kujtojmë që Loret Sadiku është në proces për të siguruar të drejtën e përfaqësimit të Kosovës.
Pritet që për ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në qershor ai të jetë gati për “Dardanët”. /Indeksonline/