75 Mall Live Search
14:36 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Turqia rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli pas përfundimit të vizitës në Jordani, është pritur në Stamboll nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlit Caushoglu.

“Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/