75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Theresa May: Duhet të ketë kompromis për Brexit

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thënë se është dashur të kontaktojë me partinë Labutriste për t’i dhënë një ofertë për marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Evropian, Brexit, në të kundërtën do të përballemi me rreziqet.

Në një deklaratë, May tha se zgjidhja e vetme është largimi nga BE-ja me marrëveshje apo qëndrimi në bllok.

Disa konservativë kanë kritikuar kryeministren për bisedimet me laburistët, pas dështimit të saj për Brexit-in tri herë radhazi në Parlament.

May tha se pas të gjitha përpjekjeve me fuqinë e saj – për të bindur partinë e saj dhe mbështetësve nga Irlanda veriore – për të miratuar marrëveshjen që kishte arritur me BE-në vitin e kaluar, është dashur të krijojë një qasje të re ndaj situatës.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos komunikimit me ligjvënësit”, duke shtuar se të dy partitë ishin pajtuar për nevojën e mbrojtjes së fuqisë punëtore dhe ndalesës së lëvizjes së lirë.

“Sa ma shumë që zgjatet, aq më shumë do të jemi në rrezik të moslargimit nga BE-ja kurrë”, shtoi May.

Mbretëria e Bashkuar ka afatin e fundit më 12 prill për tu larguar nga Bashkimi Evropian, por ende nuk është arritur marrëveshje në Parlament. /Indeksonline/