Sela: Faleminderit Albin që je kaq shqiptar i madh, pavarësisht se fati na ka ndarë!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka falënderuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për mbështetjen që tregon ndaj shqiptarëve.
Sela ka theksuar se Albin Kurti është shqiptar i madh, që punon për të gjithë, transmeton Indeksonline.
Ndryshe Kurti ka marrë pjesë sonte në fushatën parazgjedhore të kandidatit të vetëm shqiptar për kryetar të Maqedonisë së veriut, Blerim Reka.

Postimi i plotë:
Faleminderit Albin që je kaq shqiptar i madh, që punon për të gjithë, pavarësisht se fati na ka ndarë.
Ziadin Sela