Mot i ndryshueshëm edhe këtë javë
Në Kosovë këtë javë moti pritet të jetë me shi dhe me vranësira.
Kjo pasi sipas Institutit Hidrometeorologjik, Kosova do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“ Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë”.
“ Gjithashtu edhe në fushat termike, sidomos në temperaturat maksimale do të ketë rënje të theksuara, ku ditën e martë maksimalet nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius”, bënë të ditur IHMK.
Po ashtu do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Indeksonline/